Ish-drejtuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Republikën e Kosovës, Petrit Selimi, teksa ka komentuar mosgatishmërinë e BE-së për t’i trajtuar qytetarët kosovarë si të barabartë me pjesën tjetëtr të europianëve, kjo ndër të tjera edhe duke mos i hequr regjmin e vizave, ka alarmuar për tendencë të poltikave raciste të qarqeve të BE-së karshi shqiptarëve të Kosovës, transmeton Kosova Post.
Ish-kryediplomati reagimin e tij e ka bërë përmes rrjetit social Twitter.
“Katër vjet pasi Kosova përmbushi 100% udhërrëfyesin më të gjatë të liberalizimit të vizave Oliver Varhelyi shpall një “udhërrëfyes” të ri për Kosovën për të përmbushur më shumë kushte për “korrupsionin” dhe “kontrabandën”. Nëse kjo është e vërtetë, le të mos jetë gabim: BE-ja tani është në prag të adoptimit të politikës së hapur raciste”, ka shkruar Selimi në Twitter.
Më tutje sipas tij, BE-ja ka gatishmëri të miraton lirinë e vizave me Meksikën, Hondurasin, apo edhe me Venezuelën e Maduros, por se këtë e ka me Kosovën.
“Kosova është vendi më pro BE-së në Ballkanin Perëndimor, më pak e korruptuar dhe nuk është në asnjë listë të lartë të azilkërkuesve për vite me radhë. Varhelyi thotë se holandezët dhe francezët po kërkojnë një udhërrëfyes. Kjo mund të jetë e vërtetë”.
Duke komentuar qendrimin e rigjid të Holandës dhe Francës në kontekst të kësaj çështje, Selimi thotë se nuk ka faj për këtë zvarritje nuke kanë vetëm të lartëlakuarat, por se të gjithë shtetet anëtare që e mbështesin këtë qëllimisht.
“Por, është BE-ja që kolektivisht është e angazhuar në izolimin e të gjithë kosovarëve në një kafaz. Nuk është holandeze. Ose franceze. Është BE-ja. Të gjithë anëtarët kolektivisht dhe të gjitha institucionet në Bruksel kanë vendosur përmes veprimeve të qëllimshme, apo mosveprimit, të na mbajnë si qen të tërbuar në kafaz”.