Me rastin e planit të Ministrisë së Kulturës së Kosovës, BE-së dhe OKB-së për të rinovuar shtëpinë e politikanit dhe njëherit anti-komunistit të njohur shqiptarë, Xhafer Deva, e cila ndodhet në jug të Mitrovicës, ka reaguar drejtori i Zyrës së qeverisë serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, përcjell KosovaPost.
Petkoviç shkroi në Twitter se “Serbia është vazhdimisht kundër përpjekjeve të Kurtit për të rishikuar historinë dhe për të relativizuar krimet e fashistëve shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore”
“Shtëpia e bashkëpunëtorit të nazistëve Xhafer Deva nëse do të shndërrohet në hapësirë publike, mund të jetë vetëm muze i kujtimit për viktimat e krimeve të Divizionit SS Skenderbeu dhe formacioneve të tjera fashiste shqiptare në Kosovë”, ka shkruar Petkoviq.
Siç kemi raportuar, shtëpia e Xhafer Devës do të renovohet si projekt i përbashkët i Ministrisë së Kulturës e Kosovës, BE-s dhe OKB-s.