Xhelal Sfeçla, Ministër i Mbrojtjes së Punëve të Brendshme (MPB), nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se ka anuluar projekt prokurimin për furnizimin me dokumente personale identifikuese, projekt ky që përfshinte shpenzimin e 21 milion eurove, raporton Kosova Post.
Ministri Sfeçla ka pohuar se kanë vepruar kështu për të mbrojtur interesin e përgjithshëm dhe shpenzimin e parasë publike
“Ministria e Punëve të Brendshme ka anuluar projekt prokurimin për furnizimin me dokumente personale identifikuese, projekt ky që përfshinte shpenzimin e 21 milion eurove. Sipas raportit të komisionit për rishikim të procesit, planifikimi si dhe argumentet për blerjen e dokumenteve dhe elementeve përcjellëse, ishin të pamjaftueshme dhe jo bindëse” – ka shkruar ai në Facebook.
Ky është njoftimi i plotë: