Shalqiri është fruti që përmban një përqindje të lartë të vitaminës C, e cila ngre sistemin imunitar, i cili është shumë i rëndësishëm gjatë një pandemie, dhe në të njëjtën kohë zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër dhe shfaqjen e qelizave kancerogjene, shkruan Kosova Post.
Lëndë ushqyese e rëndësishme e shalqirit është citrulina – një aminoacid. Shndërrohet në trup në argininë, e cila është çelësi i qarkullimit të mirë të gjakut.
Shalqiri zvogëlon dhimbjen e muskujve
Citrulina nga shalqiri gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve të muskujve pas trajnimit, sepse duke zgjeruar enët e gjakut, zvogëlon tensionin e muskujve dhe përmirëson furnizimin e indeve me oksigjen.
Për shkak se citrulina ndihmon në zgjerimin dhe relaksimin e enëve të gjakut, ajo gjithashtu ka fuqinë për të ulur presionin e lartë të gjakut.
Shalqiri pastron zorrët
Shalqiri pastron më së miri zorrët, enët e gjakut nga depozitat yndyrore, dhe gjithashtu ndihmon në normalizimin e mikroflorës dhe rivendosjen e ekuilibrit të pH të gjakut.
Shalqiri është gjithashtu i rëndësishëm sepse na ndihmon të qëndrojmë të hidratuar kur temperaturat e jashtme janë të larta. Përveç kësaj, fibrat që përmban është e mirë për tretjen.
Shalqiri pastron veshkat
Një përfitim i rëndësishëm i shalqirit në dietë është se pastron veshkat nga depozitat shumëvjeçare, duke përmirësuar funksionin e tyre dhe ndikon drejtpërdrejt dhe indirekt në pastrimin dhe funksionimin më të mirë të nyjeve dhe shpinës.
Konsumimi i shalqirit gjithashtu mundëson çlirimin e kripës së tepërt në të gjitha pjesët e trupit ku grumbullohet për arsye shëndetësore ose përdorim të tepruar.
Nutricionistët besojnë se me konsumimin e shalqirit bëni pastrimin e trupit , dhe këtë mund ta vazhdoni për një javë rresht, mundësisht të konsumoni edhe pjepër që të ‘thyeni’ menun e përditshme./ Kosova Post/