Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” numri i rasteve ka tejkaluar 39 milionë e 842 mijë ndërsa numri i viktimave ka arritur në 647.593, transmeton Kosova Post.
Me 3.887 të vdekur në 24 orët e fundit është rritur në mbi 647 mijë numri i viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA, shkruan AA.
Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” numri i personave të infektuar nga virusi ka tejkaluar 39 milionë e 842 mijë ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 647.593.
Me mbi 4 milionë e 405 mijë raste, Kalifornia renditet e para në vend ndërkohë pasohet nga Teksasi me mbi 3 milionë e 686 mijë dhe Florida me mbi 3 milionë e 352 mijë.
Po ashtu me 66.301 vdekje, Kalifornia renditet e para në SHBA për sa i përket numrit më të lartë të viktimave nga COVID-19 dhe ndiqet nga Teksasi me 57.995 vdekje dhe New Yorku me 54.361 vdekje.
Në SHBA mbi 74 për qind e popullatës së rritur ka marrë të paktën një dozë të vaksinës
Sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila ndjek statistikat për vaksinimin kundër COVID-19 në SHBA mbi 74 për qind e popullatës së rritur kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Në vend, mbi 206 milionë e 461 mijë persona kanë marrë dozën e parë ndërsa mbi 175 milionë 538 mijë të tjerë dozën e dytë.