Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ende nuk e ka zgjedhur të parin e saj. I nominuari i fundit i republikanëve është Majk Xhonson (Mike Johnson), i cili pritet t’i marrë votat e duhura.
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka mbetur pa udhëheqës që nga 3 tetori, kur u shkarkua Kevin Mek Karti (Kevin McCarthy).
Republikanët në Shtetet e Bashkuara kanë nominuar një kandidat të ri për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve. Ai është Mike Johnson, ndërsa është i nominuari i katërt me radhë, pasi tre të parët dështuan t’i fitojnë votat e duhura. Johnson arriti të nominohet pas tre rundeve të votimit.
Nuk është e qartë nëse i nominuari Johnson do të mund t’i sigurojë 217 vota, sa i duhen për t’u zgjedhur në krye të Dhomës së Përfaqësuesve edhe pse pritet diçka e tillë të ndodhë.
Mike Johnson është avokat dhe ish-prezantues në radio, i cili në Dhomën e Përfaqësuesve ka shërbyer që nga viti 2016. Ai ka qenë, gjithashtu, edhe në krye të Komitetit për Studime të Republikanëve.
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka mbetur pa kryetarin e saj nga 3 tetori pas shkarkimit të Kevin McCarthy-t./rtk


























