Në ditë para takimit Kurti-Vuçiq, Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka deklaruar se zbatimi i planit evropian për normalizim të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë do të sillte përfitime të konsiderueshme për të dyja shtetet.
Ai sonte ka zhvilluar telefonata të ndara me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të marrë konfirmimin e tyre për përkushtim në takimin e nesërm në Ohër, për arritjen e marrëveshjes.