Mbi 15 mijë infermierë në shtetin e Minesotës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës hynë në grevë për të protestuar ndaj mungesës së stafit mjekësor në spitale dhe rritjes së presionit të punës, transmeton KosovaPost.
Unioni Amerikan i Infermierëve njoftoi të hënën se mungesa e stafit mjekësor ka dëmtuar nivelin e kujdesit ndaj pacientëve dhe i ka lodhur jashtëzakonisht infermierët.
Kjo ka bërë që ata të negociojnë një kontratë të re me spitale të tjera në Amerikë.
Greva, e cila do të zgjasë tre ditë, është përshkruar si një nga grevat më të mëdha të infermierëve në historinë e Minesotës.
Sindikata e infermierëve bëri të ditur se prej më shumë se 5 muajsh është duke negociuar me infermierët për lidhjen e një kontrate të re pune, pasi ata kanë punuar prej kohësh pa asnjë kontratë.
Greva pritet të prekë me dhjetëra spitale rreth qytetit të Minneapolis dhe të periferisë së St.Paul. Byroja e Statistikave të Punës të Shteteve të Bashkuara (BLS) njoftoi se ka 37,000 njerëz më pak që punojnë në sektorin e shërbimit shëndetësor në Shtetet e Bashkuara sesa në vitin 2020 dhe para shpërthimit të pandemisë së Coronavirusit./KosovaPost/