Një grup republikanësh dhe demokratësh në Senatin amerikan kanë rënë dakord në parim për projektligjin e reformimit të armëmbajtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), transmeton Kosova Post.
Këtë e njoftuan përmes një deklarate me shkrim negociatorët në Senatin amerikan. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) është thelluar debati për armëmbajtjen pas disa vrasjeve masive nëpër shkolla kohët e fundit
Korniza ligjore, teksti i të cilës nuk është shkruar ende, pritet të përfshijë pika të tilla si: sigurimi i mbështetjes psikologjike për njerëzit, rritja e sigurisë në shkolla, ndalimi i shitjes së armëve për personat me probleme mendore dhe kufizimi i blerjes së armëve për personat nën 21 vjeç.
Debati për ndryshimin e ligjit të armëmbajtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) ishte ndezur pas vdekjes së 10 personave në sulmin racist në një supermarket në Buffalo më 14 maj, vrasjes së 19 nxënësve dhe 2 mësuesve në sulmin në një shkollë në qytetin Uvalde, Teksas.
Në SHBA, pas të shtënave raciste në një supermarket 10 persona u vranë dhe më 24 maj, 19 studentë dhe 2 mësues u vranë të Teksasit më 24 maj të këtij viti.
Presidenti Joe Biden i kishte bërë thirrje Kongresit për këtë çështje dhe Dhoma e Përfaqësuesve miratoi brenda javës një kornize ligjore që përmban rregullime të reja për armëmbajtjen në ShBA.trt