Aeroplanmbajtësja “Harry S. Truman”, e cilësua edhe si ‘bisha’ amerikane, po kryen stërvitje intensive në ujërat tona territoriale së bashku me forcat e marinës shqiptare. Stërvitjen e ka parë nga afër edhe kryeministri Rama.
Aeroplanmbajtësja “Harry S. Truman”, e cilësua edhe si ‘bisha’ amerikane, po kryen stërvitje intensive në ujërat tona territoriale së bashku me forcat e marinës shqiptare. Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka ndarë disa video nga stërvitja e përbashkët, ndërsa vetë ndodhen në bordin e aeroplanmbajtëses “Harry S. Truman.
“Një ditë mbresëlënëse në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, e cila po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale, së bashku me forcat e marinës shqiptare”, shkruan Rama.
Aeroplanmbajtësja amerikane USS Harry S. Truman ka vlerën e 4.5 miliardë dollarë dhe synimi i saj është të “projektojë praninë dhe fuqinë amerikane në çdo breg” dhe mund të mbajë në bord rreth 90 avionë.