Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit njoftoi se ShBA kanë vendosur t’i ndërpresin 130 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Kajron, nga ndihma e planifikuar për Egjiptin derisa të ndërmarrë hapa të caktuar për të drejtat e njeriut, transmeton Kosova Post.
ShBA –të kanë kushtëzuar vazhdimin e disa ndihmave për Egjiptin me korrigjimin e çështjeve të caktuara në të drejtat e njeriut në Kajro. Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit njoftoi se administrata e Biden ka vendosur t’ia ndërpres ndihmën ushtarake të planifikuar prej 130 milionë dollarësh për Kajron, derisa Egjipti të ndërmarrë hapa të caktuar për të drejtat e njeriut.
“Ne vazhdojmë të diskutojmë shqetësimet tona serioze në lidhje me të drejtat e njeriut në Egjipt”, tha zëdhënësi për Reuters. Pas deklaratës, Ministri i Jashtëm Antony Blinken, tha se nëse Egjipti do të adresonte pozitivisht disa kushte në lidhje me të drejtat e njeriut do të lejonte përdorimin e 130 milionë dollarëve. Lëvizja e Blinken është një hap i ndryshëm nga paraardhësit e tij, të cilët injoruan Kongresin.
Në të kaluarën, ndihma me vlerë 300 milionë dollarëshe për qeverinë e Presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi ishte përkrahur me arsyetimin se ishte në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, grupet e të drejtave të njeriut i bënë thirrje administratës Biden të ndalonte të gjithë ndihmën prej 300 milionë dollarësh, duke deklaruar se ishin të zhgënjyer me këtë vendim dhe njoftuan se Sisi nuk i përmbushi angazhimet e tij, në varësi të përmirësimit për të drejtat e njeriut. Sipas raportit të hulumtimit të Kongresit, Shtetet e Bashkuara kanë siguruar afërsisht 1.3 miliardë dollarë në vit ndihmë të huaj për Egjiptin që nga viti 2017./KosovaPost/