Mediat amerikane citojnë burime të brendshme zyrtare, sipas së cilave, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), kanë hedhur në mbeturina një numër të madh vaksinash anti-covid, shkruan Kosova Post.
Sipas NBCNEWS, “që nga marsi, 15 milionë doza vaksine Covid janë hedhur në ShBA, sipas të dhënave të reja zyrtare”.
Ky akt, sipas këtij mediumi, po bëhet në kohën kur shumë vende të ndryshme të botës, po bëjnë thirrje për furnizim me doza të vaksinave.
“Zinxhirët e farmacive amerikane dhe departamentet e shëndetit të shtetit, kanë hedhur miliona vaksina”, në një kontekst mjaft të brishtë në kohë pandemie.
Për këtë gjë, ka raportuar edh CNN.
Ditë më parë, qeveria e Kosovës u kritikua ashpër, për një veprim, përafërsisht të ngjashëm, duke qenë se një numri vaksinash, iu skadoi afati. Saktësisht mbi 133 mijë vaksina Astra Zeneca u nxorën nga përdorimi për shkakun e njëjtë./KosovaPost/