Shefi i kabinetit të Presidencës, Blerim Vela, ka thënë e BE duhet t’i sanksionojë veprimet e Vuçiqit.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka shkruar se Serbia mori mbështetje të plotë nga regjimi i Putinit për aksionet përshkallëzuese të djeshme në veri të Kosovës.
“Është një konfirmim se si Rusia e sheh Serbinë – një instrument për të destabilizuar Kosovën, rajonin dhe kontinentin evropian. Është koha që BE të sanksionojë veprimet e Vuçiqit”, ka shkruar Vela në Twitter.