Shefi i OKB-së, Guterres: Nëse në tokë ka një ferr, është jeta e fëmijëve në Gaza. Përleshjet duhet të ndalen menjëherë.
Sipas Al Jazeera-s, nga sulmet e fundit ajrore të ushtrisë izraelite mbi Gaza, kanë mbetur të vdekur tre palestinezë, shkruan Kosova Post.
Bëhet fjalë për një burrë me aftësi të kufizuara, një grua shtatzënë dhe një fëmijë.
“Një sulm ajror izraelit mbi një shtëpi të një familjeje në Gaza, ka vrarë një palestinez me aftësi të kufizuara, gruan e tij shtatzënë dhe vajzën e tyre tre vjeçare” – ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në Gaza.