Blerim Vela, Shef i stafit të Presidencës, ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, pas deklarimit të këtij të fundit se “Prishtina po zgjedh nëse dhe kur do ta pushtojë nënstacionin e Vallaçit”, transmeton Kosova Post.
“Kjo është harta e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës dhe lidhjeve të saj me vendet fqinje. Zyrtarët e qeverisë së Serbisë po përhapin informacione të rreme dhe po kërcënojnë se do të përdorin forcën sikur Vallaç të jetë pasuria e tyre. Është e qartë se nuk është [i Serbisë], është i Kosovës” – ka shkruar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.
This is the map of the electricity transmission system of the Republic of #Kosovo & its linkages with neighboring countries.#Serbia's gov't officials are spreading false information & threatening to use force as if Vallaq is their asset. It is clear that it's not, its Kosovo's. pic.twitter.com/PVHe37BeGM
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) November 6, 2021