Pesë persona kanë humbur jetën dhe disa tjerë janë plagosur nga të shtënat, kur një pjesëtari i Gardës Nacional në qytetin ukrainas Dnipro hapi zjarr mbi ta, njoftoi ministria e Punëve të Brendshme.
Raportohet se sulmuesi është akoma në liri, e katër të vrarët ishin pjesëtarë të ushtrisë ukrainase, derisa një tjetër civil, ka shtuar ministria e Brendshme.
“Rreth orës 3:40 ka ndodhur tragjedia në jug të vendit – Juzmas. Ushtari i Gardë Nacionale të Ukrainës, Rjabcuk Artemi Jurjevic, i lindur më 2001, pasi mori armën për arsye të panjohura ka shtënë mbi rojet e Gardës Nacionale me pushkën automatike kallashnikov që e mbante në duar, ku më pas ka ikur me armë. Si pasojë kanë humbur jetën pesë persona, e pesë janë konfirmuar”, ka shtuar ministria.
Sipas ministrisë, ngjarja ka ndodhur natën e së mërkurës ndaj të enjtes në fabrikën Yuzmas në Nipro, në pjesën qendrore të vendit, ku prodhohen raketa transportuese të anijeve kozmike, raketa konvencionale për forcat e armatosura, automjete, mjete industriale etj.
Në vendin ku ka ndodhur incidenti është rrethuar nga policia, e në njësinë e ushtrisë kanë filluar hetimet e brendshme, kanë bërë të ditur nga Garda Nacionale.abc.
Motivet e të shtënave mbeten të panjohura, kurse në këtë qytet ukrainas ka filluar një operacion i gjerë i policisë dhe pjesëtarëve të Gardës Nacionale.
https://twitter.com/Annet_Koroleva/status/1486580760207364097