Në shënimin e 32 vjetorit të vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Fadil Vata, në Sallagrazhdë të Suharekës, kanë marrë pjesë bashkëveprimtarë dhe zyrtarë shtetëror.
Vata ishte njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të viteve ‘80-ta.
Bashkëveprimtari Sadik Halitjaha, në fjalën e tij tha se Fadil Vata dha gjithçka për Kosovën.
“Ai dha gjithçka për Kosovën që ne të gëzojmë lirinë e Kosovës. Fadil Vata krijoi celulat e para për lirinë e Kosovës”, tha ai.
Ndryshe Fadil Vata ndërroi jetë në vitin 1990, si pasojë e dhunës dhe torturave çnjerëzore që u ushtrua ndaj tij nga serbët.
Në nëntor 2021 u përurua shtëpia-muze e heroit Fadil Vata, në vendlindjen e tij në Sallagrazhdë të Suharekës, njofton Klankosova.tv.