Dhuna që ka shpërthyer këto ditë në Jerusalem, përkatësisht në Xhaminë e shenjtë Al Aksa, ka nxitur reagime nga më të ndryshmet, shkruan Kosova Post.
Brutaliteti i forcave izraelite karshi besimtarëve muslimanë, të cilët kanë shfrytëzuar netët e fundit të ramazanit për t’u lutur në Xhaminë Aksa, është dënuar edhe nga shumë figura të shquara politike ndërkombëtare.
Në Kosovë, qytetarët e shumtë janë solidarizuar me popullin e shtypur palestinez, e ndërsa një reagim interesant ka ardhur nga Rijad Imeri, doktor i shkencave islame.
“Ambasada e Kosovës në Jerusalem e ka një përparësi në këto netë të Ramazanit, ta shikojë drejtpërdrejtë gjenocidin që ushtrohet direkt nga ushtria cioniste dhe ta rishikoj vendimin e saj” – ka shkruar Imeri.
Për më shumë, ai ka thënë se nuk ndihet i përfaqësuar nga kjo ambasadë:
“Unë si shtetas i Kosovës deklaroj publikisht se kjo ambasadë nuk më përfaqëson mua e as vlerat e popullit tim! Por mbështet një politikë gjenocidiale e cila ushtrohet sistematikisht mbi civil të pafajshëm, gra pleq e fëmijë dhe një spastrim etnik që vet e kemi përjetuar nga regjimi i millosheviqit e që plagët e tij ende i kemi të freskta!”
Përveç kësaj, Dr. Rijad Imeri ka bërë thirrje që të nënshkruhet një peticion për tërheqjen e ambasadës së Kosovës nga qyteti i shenjtë.
Lexojeni të plotë reagimin e Dr. Riad Imerit: