Presidenti amerikan Joe Biden mbajti një deklaratë këtë të premte për situatën në Afganistan. Në një moment ai u tregua emocional kur tha se “nuk kishte njeri që të mos shihte fotot e aeroportit të Kabulit dhe të mos ndiente dhimbje”.
Ai po u referohej imazheve të tmerrshme të njerëzve që përpiqeshin të iknin nga Afganistani.
BBC nënvizon në një koment se deklarata e tij tingëllojnë si Biden i vjetër, lideri i cili ishte i njohur për ndjeshmërinë e tij.
Kjo deklaratë e sotme ishte ndryshe nga ato që ai bëri në fillim të javës, kur mbajti një ton sfidues në lidhje me vendimin e tij për të tërhequr trupat ushtarake.
“Amerikanët janë tmerruar nga pasojat e vendimit të tij dhe mënyra se si ai është përpjekur të mbrojë veprimet e tij.
Votuesit – si demokratët ashtu edhe republikanët – pyesin për strategjinë e tij dhe nuk e pëlqejnë mënyrën se si ai fajësoi të tjerët, qoftë Donald Trump apo ushtrinë afgane për katastrofën.
Vlerësimi i miratimit të tij tani është në pikën e tij më të ulët që nga marrja e detyrës, me 49% u raportua në një sondazh të bërë nga “FiveThirtyEight”, duke treguar se shumë njerëz kanë dyshime në lidhje me udhëheqjen e tij.
Njeriu në Shtëpinë e Bardhë, thonë ata, nuk është ai që ata mendonin se e njihnin. Presidenti po përpiqet t’i fitojë përsëri, por për shumë njerëz, përpjekjet e tij janë shumë pak dhe shumë vonë”- shkruan BBC./lapsi.al