Sot në Tiranë në ambientet e Presidencës së Shqipërisë u mbajt ekspozita “Copëza Arti”. Kjo ekspozitë është bërë e mundur nga puna e nxënësve të shkollës së mesme të tekstilit në Tetovë “Gjoce Stojçeski”, përcjell KosovaPost.
Në këtë ekspozitë përveç Presidentit Bajram Begaj ishte dhe kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami.
Kjo ekspozitë, që sjell punimet e nxënësve dhe profesorëve të shkollës, është një dëshmi e kreativitetit, pasionit dhe përkushtimit të brezit të ri nga Tetova. Nga tekstil dizajni te artet e aplikuara, këto krijime tregojnë fuqinë e artit për të frymëzuar dhe për të ndërtuar të ardhmen: shprehet ai në një status në facebook.
Profesorët qe punuan së bashku me nxënësit në këtë ekspozitë ishin: Sherizate Idrizi, Shemsie Dauti, Sihana Ahmeti, Hirije Etemi, Ylber Dauti, Enesa Memeti dhe drejtori i shkollës Muzafer Livoreka.