Të përballur me krizë energjetike e cila është në rrjedhë, ndërkaq duke pasur parasysh se shteti por furnizohet me energji me çmim shumë më të lartë, si dhe në pajtim me vendimin qeveritar për shpallje të gjendjes së krizës në sektorin energjetik, dëshirojmë ta informojmë opinionin se Qyteti i Shkupit kërkoi anulim të marrëveshjes me Link media plus shkpnjp për zbukurimin e qytetit me rastin e Vitit të Ri në vlerë prej 14.986.000 denarë përkatësisht 243.000 euro, informojnë sot nga Qyteti i Shkupit.
Nga atje shtojnë se vitin e ardhshëm, në vend të praktikës së deritanishme të shpenzimit joekonomik të parave të qytetarëve dhe angazhimin e kompanisë për zbukurim, Qyteti i Shkupit do të furnizohet me zbukurime të cilat do të jenë pronë e Qytetit me çka do të kursehen mjete të konsiderueshme nga buxheti i qytetit të cilat deri më tani shpenzoheshin çdo vit për marrje me qira të njëfishtë të këtyre zbukurimeve.
Kjo, thonë nga Qyteti i Shkupit, është vetëm shembulli i parë për vendosje të praktikës së re të punës transparente dhe me përgjegjësi të Qytetit, me çka, potencojnë, do t’i vihet fundi punës së papërgjegjshme dhe shpenzimit të mjeteve buxhetore të Qytetit./shenjatv