Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas përshëndetjes nga pozita e të parit të kryeqytetit, përkatësisht pas dorëzimit të detyrës tek mandatari i ri, u është drejtuar prapë qytetarëve, pëmes një postimi në rrjetin social Twitter, transmeton Kosova Post.
Përderisa në adersimin e parë, ish kryetari Ahmeti, shpalosi punen e tij 8 vjeçare në kuadër të qeverisjes së në Prishtinë, ndërsa postimi pasues i tij është një dedkim karshi qytetarëve prishtinas, ku u kërkon ‘hallallin’ këtyre të fundit.
U kërkon t’ia bëjnë “hallall”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Ky është postimi i plotë Ahmetit
Falemnderit qyteti ma i mirë në botë. Nder të isha në shërbimin tuaj! Flm për mbështetjen e kritikën. Ma bëni hallall për idhnimet. Qëllimet kane qenë dhe vazhdojnë të jenë gjithmonë të mira. Kam hy me buzëqeshje dhe po dal me buzëqeshje. Love you Prishtinë!
Over and out!— Shpend Ahmeti (@ShpendA) December 7, 2021