Një avion pasagjerësh u evakuua në aeroportin e Kopenhagës të mërkurën pasi një zjarr shpërtheu në një nga motorët, tha policia daneze.
Të gjithë u larguan nga avioni shëndoshë e mirë dhe askush nuk u lëndua, ndërsa zjarrfikësit shuan zjarrin, tha policia në Twitter .
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse avioni po largohej apo po mbërrinte kur filloi zjarri.
“Një zjarr shpërtheu në një motor të një avioni pasagjerësh. Zjarri është shuar. Pasagjerët u evakuuan. Askush nuk u lëndua”, shkruan policia në Twitter.