Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur një kamp refugjatësh palestinezë në qytetin e Tiros në jug të Libanit, ku dyshohet se kanë mbetur të vdekur disa persona, transmetonKosovaPost.
Sipas mediave të huaja, shpërthimi ndodhi në një depo armësh që i përket grupit militant palestinez Hamas.
Ndërkohë në pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale shihet zjarri i madh që ka përfshirë kampin ndërsa shtëllunga të mëdha tymi shpërthejnë mbi qytet.
Ndërkaq deri më tani nuk dihen detaje të mëtejshme, ndërsa nuk dihet numri i viktimave apo i të plagosurve.
Zona përreth është evakuar ndërsa ekipet e shpëtimit dhe ambulanca ka shkuar në vendngjarje.
Video: