Një shpërthim i fuqishëm gjatë natës rrafshoi një hotel tre-katësh buzë liqenit pranë qytetit verior grek Kastoria, njoftuan autoritetet, transmeton Kosova Post.
Hoteli ishte i mbyllur dhe i zbrazur në momentet e shpërthimit dhe nuk u raportua për viktima apo të lënduar.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 1:30 pas mesnatës, duke shkatërruar objektin me 80 dhoma që ndodhej rreth 4 kilometra pranë Kastorias. Arsyeja e shpërthimit mbetet e panjohur, por autoritetet thanë se dyshojnë për rrjedhje të gazit.
Iordanis Michailidis, kreu i Unionit të Pronarëve të Hoteleve në Kastoria tha se zhurma e shpërthimit u dëgjua në qytetin e Kastorias, ku ai jeton, dhe u shoqërua nga një ndërprerje momentale e energjisë.
Shpërthimi shpërndau mbeturinat që fluturuan në një rreze prej gati 100 metrash, thanë autoritetet. (AA)