Edhe pse morën një fitore komode ndaj një rivali si Serbia, shqetësimet tek skuadra e Brazilit nuk mungojnë, sidomos kur bëhet fjalë, për një dëmtim të mundshëm të Neymar.
Numri 10 i “Selecaove” u zëvendësua në minutën e 80’ të ndeshjet, për shkak të një lëndimi. Siç shihet dhe në foto Neymar ka pësuar një goditje të keqe në kyçin e këmbës, goditje kjo e cila mund ta lërë jashtë Botërorit yllin brazilian.