Nuk flitet për një “pushtim” të Ukrainës dhe Amerika nuk ka as të drejtën morale dhe as politike të vërë në dyshim se çfarë po bën Rusia në territorin e saj, tha zëvendësministri rus i Mbrojtjes Sergei Ryabkov, tranmseton Kosova Post.
“Amerikanët janë fokusuar në mënyrë të pashpjegueshme në idenë se ekziston rreziku i një ‘pushtimi rus’ të Ukrainës. Nuk ka një gjë të tillë dhe as nuk mund të ketë. Dhe ajo që ne po bëjmë në territorin tonë nuk duhet t’iu interesoj atyre, ata nuk kanë as të drejtën morale dhe as politike të bëjnë pyetje të tilla”, tha Rjabkov në një intervistë për Sputnik.
Kujtojmë se gjatë bisedës me homologun e tij amerikan Joseph Biden, presidenti rus Vladimir Putin tha qartë se forcat ruse po lëvizin në territorin rus dhe se ato nuk paraqesin kërcënim për askënd.
Kujtojmë se vendet perëndimore dhe Kievi kohët e fundit kanë akuzuar Rusinë se po përgatit një pushtim të supozuar të Ukrainës, për këtë arsye gjithnjë e më shumë po flasin për gatishmërinë e tyre për të vendosur sanksione të paprecedentë ndaj Moskës në atë rast. Rusia e ka mohuar vazhdimisht se po planifikon një gjë të tillë, duke theksuar se lëvizja e forcave ushtarake në territorin e saj, që shkakton shqetësim në Perëndim dhe veçanërisht në vendet fqinje, është e drejtë e saj sovrane dhe kushtetuese./sh.o./Kosova Post/