Gjatë 24 orëve të fundit, Shqipëria ka regjistruar katër raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton KosovaPost.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.488, ndërkohë, numri i të vdekurve është gjithsej 2.454.
Gjithashtu janë shëruar shtatë qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.910, dhe raste aktive aktualisht janë 124.
Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 2.771 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 774.257 testime për personat e dyshuar me COVID-19.(AA)