Shqipëria vendos sanksione ndaj Rusisë, do të ofrojë edhe materiale ushtarake për Ukrainën

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka, informoi pasditen e kësaj të diele për vendimet e qeverisë shqiptare, në kuadër të aleancës ndërkombëtare me Ukrainën kundër pushtimit rus, transmeton KosovaPost.

“Shqipëria iu është bashkuar masave shtrënguese të BE kundër Rusisë. Po hartojmë bazën ligjore për zbatimin e këtyre masave shtrënguese. Këto masa kanë karakter individual dhe ekonomik. Ne i bashkohemi sanksioneve të BE për ngrirje asetesh”.

“Nga sot, hapësira ajrore e Shqipërisë mbyllet për të gjithë operatorët ajrorë rusë. Shqipëria s’merr pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse, deri në fund të pushtimit. Po punojmë për ofrimin e ndihmave materiale ushtarake dhe spitalore për Ukrainën”, tha Xhaçka.

Ministrja u shpreh në një deklaratë për mediat se Shqipëria po luan një rol mjaft të rëndësishëm.

“Po punojmë për ofrimin e ndihmave materiale ushtarake dhe spitalore për Ukrainën. Shqipëria do të vazhdojë të bashkohet me çdo nismë të aleatëve e partnerëve tanë”, njoftoi Xhaçka.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika