Më 21 maj të vitit 1932 Shqipëria u pranua si anëtare e organizmit më të madh futbollistik në botë FIFA, kur ka qenë Kongresi i Stokolmit i këtij viti që vendosi pranimin e Shqipërisë, shkruan KosovaPost.
Ndërsa, 54 vite më parë, Shqipëria mori një barazim, i cili konsiderohet të jetë historik në Tiranë përballë Gjermanisë.
Gjatë kësaj ndeshjeje, trajner i Gjermanisë ishte i famshmi, Helmut Schön, dhe gjatë gjithë ndeshjes ai shkruante në një copë letër diçka pastaj e fshinte prapë. Kur e kishin pyetur në fund të ndeshjes për këtë ritual, përgjigjja kishte qenë befasuese: “Nuk kuptova se si po luanin shqiptarët”.