Nevzad Lutfiu, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka bërë të ditur se do të mbahet protesta e radhës e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se protesta në fjalë do të mbahet më 3 nentor në qytetin e Medvegjës, duke filluar nga ora 11:00.
“Protesta e radhës në Medvegjë, 3 nëntor 2024, ora 13:00, para Stacionit Policor. Për mijëra qytetarë të pasivizuar”, ka thënë Lutfiu.
Dy protestat paraprake ishin mbajtur në Bujanoc dhe Preshevë.