Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Sullivan tha se ata po u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë që jetojnë në Ukrainë që të largohen nga vendi brenda 24 deri në 48 orëve të ardhshme, përcjell KosovaPost.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan , bëri një deklaratë për krizën në Ukrainë në konferencën e përditshme për shtyp .
Duke u shprehur se ata u bënë thirrje qytetarëve amerikanë që banojnë në Ukrainë të largohen nga vendi brenda 24 deri në 48 orëve të ardhshme, Sullivan deklaroi se ata vazhdojnë të reduktojnë numrin e personelit në Ambasadën e SHBA në Kiev.
“Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës mund të fillojë me sulme ajrore”
“Sulmi i Rusisë në Ukrainë është i mundshëm të fillojë me bombardime ajrore dhe sulme me raketa, në të cilat civilët mund të vriten pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Pushtimi tokësor pasues do të përfshijë një sulm nga një forcë masive pa pothuajse asnjë paralajmërim. Komunikimet mund të ndërpriten dhe kalimet tregtare mund të ndalën për të rregulluar ata veprimet w tyre,” tha Sullivan./KosovaPost/.