Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se shumë shpejtë duhet ta marrë vaksinën dhe pas tij brenda dy ditëve do të vaksinohen gjysmë milion qytetarë,transmeton Kosova Post.
Kështu deklaroi Vuçiq, pas inspektimit të punimeve në autostradën Iverak-Lajkovc, ndërsa kërkoi nga partnerët kinezë që të përshpejtojnë dërgimin e vaksinave kineze në Serbi .
Vuçiq tha se duhet të përshpejtohet vaksinimi i qytetarëve.
“Ne kemi frikë, gjithçka është bërë e zakonshme për shumë njerëz, kështu që ata madje as nuk shikojnë lajmet. Është e qartë se ne po përballemi me faktin se 75% janë të infektuar me llojin britanik, i cili është më infektues, më i shpejtë dhe më shumë vdekjeprurëse “, tha Vuçiq, raporton B92.Megjithatë Vuçiq, shprehet se Serbia pavarësisht numrit të të infektuarve me koronavirus, ka vdekje dy herë më pak se Bosnaj e Hercegovina, Mali i Zi e Bullgaria./Kosova Post/