Prej kohësh në Australi po debatohet nëse ky vend ka fituar pavarësinë nga monarkia britanike apo është ende nën hijen e saj si territor. Në vitin 1999, në Australi u mbajt një referendum për t’u bërë një republikë e pavarur nga Britania e Madhe, por në atë referendum 55% e njerëzve e kundërshtuan këtë ide.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Adam Bunt, një politikan i shquar republikan australian dhe lider i partisë së “Të Gjelbërve” në këtë vend, pas vdekjes së Elizabeth II, tha: “Ne nderojmë kujtimin e saj dhe të gjithë atyre që e donin atë, por ani Australia duhet të ecë përpara”. Adam Bunt në një postim në Twitter shkroi:
“Ne duhet të bëjmë një traktat me popujt e parë autoktonë (australianët indigjenë) dhe duhet të bëhemi një republikë”. Gjithashtu, organizata pro pavarësisë “Lëvizja Republikane Australiane” duke shprehur ngushëllimet e saj për vdekjen e Mbretëreshës së Anglisë, njoftoi se gjatë referendumit të vitit 1999 Mbretëresha kishte mbështetur dhe konfirmuar të drejtën e Australisë për t’u bërë një vend plotësisht i pavarur dhe kishte deklaruar se “i takon popullit australian dhe vetëm atij që të vendosë për këtë çështje”.
Por Anthony Albanese, Kryeministri i Australisë, i cili më parë foli në mbështetje të planit për pavarësinë e Australisë, kundërshtoi të premten ngritjen e kësaj çështjeje në këtë fazë. Në mesin e vendeve “territore” të monarkisë britanike në Karaibe, janë ngritur diskutime të ngjashme dhe së fundmi Xhamajka njoftoi se mund të vijë së shpejti pas Barbados, i cili fitoi pavarësinë nga Britania vitin e kaluar.
Mbretëresha ose Mbreti i Anglisë është sundimtari i Anglisë dhe 15 vendeve të tjera duke përfshirë Australinë, Zelandën e Re dhe Kanadanë.