Numri i pacientëve të infektuar me COVID-19, sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), është shtuar ditëve të fundit, raporton Kosova Post.
Në njoftimin e fundit zyrtar, nga ky shërbim, thuhet se aktualisht janë duke u trajtuar 114 pacientë me COVID-19 në spitalet dhe klinikat e Kosovës.
Ky është raporti i plotë:
7 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19
114 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme
83 të konfirmuar Covid-19 pozitivë
75 me oksigjeno-terapi
Në QKUK, 75 pacientë të shtrirë, 40 prej tyre Covid-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi.
– Klinika Infektive, 40 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 39 pacientë, 33 prej tyre Covid-19 pozitivë, 22 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Prizrenit, 7 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 8pacientë
– Spitali i Pejës, 11 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 8 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient