Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidentit

    Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidentit

    34 të arrestuar në aksionin e madh kundër skemave piramidale dhe bixhozit

    34 të arrestuar në aksionin e madh kundër skemave piramidale dhe bixhozit

    Trump do që Evropa të marrë drejtimin me Rusinë në të ardhmen

    Trump: Nuk do ta lejojmë Iranin të na shantazhojë për Hormuzin

    MINT publikon ‘çmimet tavan’, shtrenjtohen karburantet

    Ulet çmimi i naftës në Kosovë, publikohen tarifat e reja për derivate

    Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – viktima ishin gratë

    Aksion i gjerë policor në Mitrovicë dhe Vushtrri, arrestohen 26 persona dhe sekuestrohen rreth 150 mijë euro

    Kurti në Barcelonë, me liderët progresistë: Aleancë globale për drejtësi, barazi dhe zhvillim të qëndrueshëm

    Kurti në Barcelonë, me liderët progresistë: Aleancë globale për drejtësi, barazi dhe zhvillim të qëndrueshëm

    Irani paralajmëron: Ngushtica e Hormuzit do të mbyllet derisa SHBA-të të heqin bllokadën detare

    Irani paralajmëron: Ngushtica e Hormuzit do të mbyllet derisa SHBA-të të heqin bllokadën detare

    Analiza/ Kur dhe si Izraeli do të sulmojë Iranin?

    Mojtaba Khamenei: Ushtria iraniane ka kundërshtuar plane të liga të Shteteve të Bashkuara

    Hoxha takon Gjuriqin, Kosova dhe Lugina e Preshevës në qendër të diskutimit

    Hoxha takon Gjuriqin, Kosova dhe Lugina e Preshevës në qendër të diskutimit

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Si po e zvogëlon Serbia numrin e shqiptarëve në Preshevë

14 Korrik 2024, 16:33
në Lajme
Si po e zvogëlon Serbia numrin e shqiptarëve në Preshevë
Share on FacebookShare on Twitter

Pakica shqiptare në jug të Serbisë është nën presion. Autoritetet e vendit po fshijnë shqiptarët që ndodhen jashtë vendit nga regjistrat e popullsisë. Mijëra prej tyre po mbeten kështu pa shtetësi.

Kur Safet Demiri, në gusht të vitit 2019, deshi të rinovonte regjistrimin e makinave të tij të biznesit, i thanë: “Ju nuk jeni më në regjistrin e adresave.” Demiri është lindur në Medvegjë (Serbi) dhe familja e tij ka 200 vjet që jeton aty. Demiri ka disa prona në vendin e lindjes, ndër to një hotel turistik dhe një kompani telekomunikacioni. Por jeton edhe në Vjenë të Austrisë, ku ka një kompani ndërtimi. Që nga viti 2019, atij i mohohet e drejta e një adrese në Medvegjë. “Si mund të kujdesem për bizneset e mia, pa adresë?” i tha Demiri nëpunësit. Si përgjigje ai mori një ngritje supesh.

46-vjeçarit iu desh të gjente një zgjidhje të përkohshme dhe e bëri regjistrimin në emër të të jatit. Ai u përpoq ta kërkonte të drejtën e tij duke e kundërshtuar vendimin në Gjykatën Administrative të Nishit, por pa sukses. “Vendbanimi juaj është jashtë shtetit, kështu që fshirja nga regjistri ka qenë e drejtë” – ishte arsyetimi zyrtar. “Nuk kemi ç’të bëjmë,” i kishin thënë më pas në gjykatë, “është vendim nga lart.”

Çregjistrimi prek thuajse vetëm shqiptarët

Shkaku i çregjistrimit të Demirit është se ai është shqiptar, thotë studiuesja Flora Ferati-Sachsenmaier nga Universiteti i Göttingenit. Ajo vetë është me prejardhje nga Medvegja dhe në vitin 2023 publikoi një hulumtim për Institutin Max-Planck. Temën e zbuloi krejt rastësisht, në vitin 2016, kur ishte në Medvegjë për një projekt tjetër. “Çdo i dyti shqiptar me të cilin flisja, më thoshte ‘po na çregjistrojnë’,” kujton Ferati për DW. Në studim ajo do të zbulonte se çregjistrimi bëhej në mënyrë sistematike.

Autoritetet serbe e quajnë këtë çregjistrim “pasivizim”. “Nëse konstatojnë se dikush nuk jeton më në adresën e regjistruar, personi fshihet nga regjistri i adresave,” shpjegon Ferati. Por prej kësaj janë prekur edhe njerëz që janë me pushime ose udhëtime të shkurtra jashtë. Riregjistrimi zakonisht nuk është i mundur. Fshirja ka pasoja të rënda për të prekurit. Ata nuk kanë qasje në shërbimet publike, nuk mund të bëjnë pasaportë, ose të marrin shërbime shëndetësore.

Zvogëlimi i numrit të shqiptarëve si synim

Synimi është zvogëlimi i numrit të shqiptarëve në Serbinë e Jugut. Shifrat e studimit Max-Planck flasin vetë: “Ndërsa në Luginën e Preshevës numri i adresave të pasivizuara përfshin gati 10 për qind të popullsisë, në pjesë të tjera të Serbisë numri i pasivizimeve prek shumë më pak se një për qind të banorëve të komunave,” thotë Ferati-Sachsenmaier.

Çregjistrimi është problem sidomos për shqiptarët që jetojnë në Kosovë, thotë Enver Haziri, i cili drejton në Gjilan një zyrë që merret enkas me nevojat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Shumica e tyre janë përndjekur nga fshatrat e tyre në qershor 1999 kur forcat serbe, të zbrapsura nga forcat e NATO-s, e shfrynë mllefin te pakica shqiptare në jug të Serbisë.

Në Kosovë këta të përndjekur janë të mirëseardhur moralisht, por nuk kanë asnjë lloj dokumenti zyrtar, thotë Haziri. Për shkak të pasivizimit, ata bëhen faktikisht pa shtetësi dhe nuk kanë mundësi të marrin pjesë në jetën shoqërore as të Serbisë e as të Kosovës. Vetëm qeveria e tanishme e Kurtit ka nisur ta marrë seriozisht fatin e pakicës dhe ka vendosur t’i pajisë me leje qëndrimi.

Shqiptarët e Serbisë – një pakicë e margjinalizuar

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut e ka quajtur pasivizimin e adresave “spastrim etnik me metoda administrative”. Në Luginën e Preshevës, ku përfshihen komunat Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc, jetojnë afro 60,000 shqiptarë. Megjithëse ata aty përbëjnë shumicën e popullsisë dhe Serbia i ka nënshkruar konventat e Këshillit të Evropës për pakicat kombëtare, shqiptarët margjinalizohen sistematikisht, thotë Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë. Edhe si kandidate e BE-së, Serbia ka marrë zotimin se do ta përmirësojë gjendjen e pakicave shqiptare në institucionet publike.​​​​

Por Kamberi i tha DW-së se pasivizimi i adresave është njëra nga masat diskriminuese të Serbisë ndaj shqiptarëve: “Ne nuk na lejojnë të integrohemi në jetën publike, shpesh investitorët madje pengohen që të investojnë në Preshevë,” tha Kamberi. Një pengesë për shqiptarët është dhe militarizimi gjithnjë në rritje i zonës. Serbia ka ngritur 48 baza ushtarake në kufi me Kosovën, shumica e tyre janë në rajonin e Preshevës.

Berlini është i shqetësuar

Shaip Kamberi ishte para pak kohësh në Berlin për të sensibilizuar qeverinë dhe parlamentarët gjermanë për këtë çështje. Politikani gjerman Knut Abraham i CDU/CSU-së i tha DW se është i shqetësuar dhe se pret që “ambasadat e shteteve të BE-së në Beograd t’i kushtojnë më shumë vëmendje kësaj çështjeje dhe të flasin me përfaqësues të pakicave”. Thomas Hacker, nga partia liberale, FDP, i tha DW-së se çështja e pakicës shqiptare në Serbi meriton më shumë vëmendje ndërkombëtare. “Fokusi është momentalisht te dialogu Prishtinë-Beograd, tema të tjera po aq të rëndësishme janë fatkeqësisht në hije. Procesi i pasivizimit duket si një proces i heqjes së ngadaltë të të drejtave.” Edhe Ministria gjermane e Punëve të Jashtme apeloi te të gjithë përgjegjesit që të veprojnë në përputhje me obligimet dhe të sillen në mënyrë më transparente dhe të drejtë.

Paditjet të pasuksesshme

Qeveria serbe në të kaluarën i ka hedhur poshtë akuzat se pasivizimi është një masë për të diskriminuar shqiptarët, sipas një prononcimi të ministrit të atëhershëm të pushtetit lokal Aleksandar Martinovic, në dhjetor 2023. DW i ka kërkuar një prononcim aktual Ministrisë së Brendshme të Serbisë por deri tani nuk ka marrë përgjigje.

Demiri dhe disa shqiptarë të tjerë ndërkohë e kanë çuar çështjen e tyre në Gjykatën Kushtetuese në Beograd. Ata nuk presin të fitojnë, prandaj po përgatiten për ta çuar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Shanset që t’u jepet e drejtë janë të larta, por ata nuk besojnë se vendimet do të ndryshojnë politikën e Serbisë ndaj pakicës shqiptare./DWl

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidentit

Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidentit

8 minuta më parë
34 të arrestuar në aksionin e madh kundër skemave piramidale dhe bixhozit

34 të arrestuar në aksionin e madh kundër skemave piramidale dhe bixhozit

1 orë më parë
Trump do që Evropa të marrë drejtimin me Rusinë në të ardhmen

Trump: Nuk do ta lejojmë Iranin të na shantazhojë për Hormuzin

2 orë më parë
MINT publikon ‘çmimet tavan’, shtrenjtohen karburantet

Ulet çmimi i naftës në Kosovë, publikohen tarifat e reja për derivate

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH