Forcat ushtarake të Ukrainës po njoftojnë çdo ditë e më shumë për ushtarë rusë të zënë robë, automjete e pajisje luftarake të rusëve të konfiskuara.
Së fundmi, forcat informative të Ukrainës kanë publikuar një fotografi të ushtarëve rusë të zënë peng.
Ata shihen të ulur në gjunj e me duar pas kokës, përcjell Gazeta Express.
“Ushtria ruse e kapur. Në sfondin e luftëtarëve tanë, ata duken si njerëz të pastrehë që u kapën duke vjedhur një kabllo”, shkruajnë forcat ukrainase në rrjetet sociale.