Mbrëmë në media u raportua se i shumëkërkuari Milan Radojiçiq ka arritur t’iu, ikë Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Bërnjak.
Për këtë zhvillim, Policia e Kosovës ka dhënë detaje.
Nga Policia në raportin 24 orësh kanë thënë se gjatë hyrjes në Kosovë, gjersa zyrtarët e Policisë po e verifikonin, Radojiçiq ishte larguar prapa në drejtim të Serbisë.
Bazuar në verifikimin e kryer, policia ka thënë se Radojiçiq është i kërkuar me urdhër-arrest nga gjykata.
“PKK Bërnjak 03.02.2022 – 15:40.Një i dyshuar mashkull/Serb (në hyrje në Kosovë), gjersa zyrtarët policor ishin duke e verifikuar, i njëjti me veturë është larguar mbrapa në drejtim të Serbisë. Bazuar në verifikimin e kryer i dyshuari është i kërkuar në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga gjykata”, ka thënë policia në raportin 24 orësh.