“Pas tërheqjes së NATO-s nga Afganistani, për ne është e rëndësishme të ofrojmë siguri për vendet e Azisë Qendrore që janë aleatët tanë. Siguria e kufijve jugorë të Rusisë varet drejtpërdrejt me këtë”, tha Lavrov, transmeton Kosova Post.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov tërhoqi vëmendjen mbi sigurinë në Lindjen e Mesme pas tërheqjes së njësive ushtarake të NATO-s dhe tha se “Siguria e kufijve jugorë të Rusisë varet drejtpërdrejt me këtë”, shkruan AA.
Në një fjalim në Institutin Shtetëror të Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare (MGIMO), Lavrov foli lidhur me çështjen e Afganistanit.
“Pas tërheqjes së njësive ushtarake të NATO-s nga Afganistani, për ne është e rëndësishme të ofrojmë siguri për vendet e Azisë Qendrore që janë aleatët tanë. Siguria e kufijve jugorë të Rusisë varet drejtpërdrejt me këtë”, tha Lavrov duke tërhequr vëmendjen se trupat ushtarake të SHBA-së dhe NATO-s janë tërhequr nga Afganistani.
Lavrov tha se kanë zhvilluar punime për të formuar kushtet e nevojshme për formimin e qeverisë së vërtetë kombëtare në Afganistan. Ai shtoi se i mirëpresin deklaratat nga presidenti amerikan Joe biden dhe presidenti francez Emmanuel Macron për të mos “ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera”.
“Një kohë të gjatë u kemi bërë thirrje kolegëve tanë perëndimorë që të nxjerrin mësim nga veprimet aventureske që kanë ndërmarrë vitet e fundit. Këto deklarata reflektojnë përfundimin e arritur në mënyrë të vështirë dhe shpresoj që planeti ynë do të jetë më i qetë”, tha Lavrov.