Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Presidentja: Vuçiqi është kopje e Putinit

    Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë nga Presidenca: Të të vijë turp nga vetja

    Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

    Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqje

    Ushtria izr@elite kryen su*lme të reja ajrore në G@za, vazhdon me shkeljen e armëpushimit

    Të paktën 30 palestinezë të vr@rë nga su*lmet izr@elite në G@za

    Abdixhiku: Do të shkoj në takim te Osmani

    Abdixhiku: I gatshëm të flas me të gjithë spektrin politik për presidentin

    Lajçak dorëhiqet pas përfshirjes në dosjen Epstein

    Lajçak dorëhiqet pas përfshirjes në dosjen Epstein

    LDK-ja vazhdon me Abdixhikun kryetar

    LDK-ja vazhdon me Abdixhikun kryetar

    Reagon Kurti: Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

    Kurti shpjegon: Si u bashkua politika me pushkën për lirinë e Kosovës

    Presidenti iranian: Trump, Netanyahu dhe BE provokuan tensionet në Iran

    Presidenti iranian: Trump, Netanyahu dhe BE provokuan tensionet në Iran

    Kurti kujton Zahir Pajazitin: Lavdi komandantit dhe shokëve të tij

    Kurti kujton Zahir Pajazitin: Lavdi komandantit dhe shokëve të tij

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

‘Simbol i punës dhe i forcës’, ky është Avdil Ibishi, punëtori me aftësi të kufizuara që pastron Gjilanin

03 Janar 2025, 9:29
në Lajme
‘Simbol i punës dhe i forcës’, ky është Avdil Ibishi, punëtori me aftësi të kufizuara që pastron Gjilanin
Share on FacebookShare on Twitter

I lidhur në një karrocë invalidësh që nga mosha 2 vjeçare, 55 vjecari nga qyteti i Gjilanit, Avdil Ibishi në një rrëfim për Front Online, flet për jetën e tij dhe sfidat që ai ka kaluar gjatë këtyre viteve për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

“Nga mosha dy vjeç e gjysmë jam paralizuar sepse nuk kam qenë i vaksinuar kundër Poliomelitit. Sëmundje e cila tash më është shfaros. Tash e 53 vjet jam i lidhur me karrocë”, thotë Ibishi.

Ai ka treguar se pavarësisht situatës në të cilën gjendet për gjithë këto vite, ka pasur fatin të gjej një vend pune për të mbajtur familjen e tij.

“Jam i punësuar në ndërmarrjen “Tregu” në Komunën e Gjilanit. Prej vitit 2009 punoj në hapësirat publike që mirëmbahen në këtë qytet. Ka qenë një pilotprojekt, ku ndërmjetësues kanë qenë “Handikos” dhe Qendra për Punësim. Në atë kohë jam punësuar vetëm për periudhën tre mujore, por falë kolegëve të kompanisë, e kam pas përkrahjen e tyre qind për qind dhe kam vazhduar punën deri më tani”, është shprehur Ibishi.

Ai ka deklaruar se në fillim nuk e kishte të lehtë të bëj këtë punë për shkak të gjendjes së tij, por me kalimin e kohës, Ibishi ka thënë se është mësuar me këtë.

“Unë jam adaptuar tash sepse në fillim ka qenë shumë e rëndë, edhe pse për një person me aftësi të kufizuara është mjaftë e vështirë, sepse kjo punë llogaritet punë fizike. Kjo gjë kërkon forcë dhe duhet angazhim në pastrimin e qytetit. Qasja ishte mjaftë e vështirë, por jam adaptuar”, ka rrëfyer Ibishi.

Gjilanasi me aftësi të kufizuara, Avdil Ibishi njihet si një person shumë pozitiv dhe i motivuar për punë. E motivin për këtë, ai thotë se e gjen në brendësinë e tij dhe besimin ne Zot.

“Besoj që Zoti ma ka dhënë këtë vullnet sepse me mërzia sjell vetëm sëmundje e nuk sjell asnjë begati. Më duhet me i dhënë vullnet vetës, çdo mëngjes që zgjohem, i lutem Zotit”, u shpreh Ibishi.

Ibishi gëzon një respekt të madh në Qytetin e Gjilanit. Ai për Portalin “FrontOnline” ka treguar një rast, kur mbeti pa punë për një muaj rresht. Ibishi ka thënë se me ndihmën e qytetarëve dhe shoqërisë civile ka arritur të rikthehet në pozitën e tij serish.

“Qytetarët kanë shumë respekt ndaj meje, por edhe unë kam respekti të madh ndaj të gjithë atyre. Më herët kemi qenë me kontratë pune me disa kompani tjera. Një grup i madh i punëtoreve të ndërmarrjes “Ekohigjiena” në vitin 2017 janë larguar nga puna. Edhe unë kam qenë në atë listë, por presioni i madh i qytetarëve dhe ndihma e madhe edhe prej vet komunës dhe shoqërisë civile kanë bërë të më kthejnë në vendin tim të punës, pas një muaji. U jam mirënjohës shumë qytetarëve të komunës së Gjilanit dhe gjithë Anamoravës në përgjithësi”, tha ai.

Se jemi shoqëri paragjykuese e thotë edhe vet qytetari nga Gjilani, Avdil Ibishi, i cili ka pohuar se ka qenë shpesh pjesë e paragjykimeve, për faktin se këmbët i ka të palëvizshme.

“Në krahasim me disa komuna tjera, në Gjilan jo që nuk ka paragjykime ndaj nesh por janë shumë paragjykime të vogla. Këtu jemi shumë të respektuar, qytetarët ulen me ne, pinë kafe edhe pa na njohur më parë”

“Më kujtohet një rast gjatë vitit 2003, në një seminar në Gjakovë, organizuar nga Bashkimi Evropian, kur dilnim për shëtitje në mbrëmje. Ne, personat me aftësi të kufizuara, ishim në njërën anë të rrugës, ndërsa të tjerët komplet u zhvendosën në anën tjetër. Unë kam qenë, dhe jam edhe sot një lloj provokatori i situatës. Kur ata dilnin në anën tjetër, dilnim edhe ne pas tyre, dhe këtë e kam bërë me qëllim, i kam shtyrë edhe shokët e mi ta bëjnë këtë, sepse e kam vërejtur që po na injorojnë pa arsye”, tha Ibishi, duke shtuar se një pjesë e madhe e qytetarëve i respektojnë.

Tutje, Ibishi ka thënë se mungesa e hapësirave rrugore për lëvizje të personave me nevoja të veçanta mbetet ende një problem.

“Është  problem i madh sepse, duke u nisur nga shtëpia apo banesa ku jeton një person i tillë, has në rrugë të papërshtatshme. Ne kemi shumë objekte të ndërtuara prej viteve 70 që nuk kanë as ashensor. Edhe me pas shumë dëshirë me dal me pi një kafe, ia vështirëson sepse nuk kanë asnjë mundësi, shkaku i vendeve ku jetojnë e që nuk kanë ose nuk ju funksionon ashensori. Une kam pas fat, sepse jetoj në katin e parë të një banese ku e kam shumë të lehtë të dal edhe vet, pa ndihmën e askujt”, u shpreh Ibishi.

Tutje Ibishi ka thënë se për këtë kategori është bërë pak punë nga institucionet.

“Shumë pak ka pasur mbështetje për këta persona. Unë kam qenë njëri nga kritikuesit më të mëdhenj në Komunën e Gjilanit për këta persona të cilët nuk kanë pasur qasje në institucione. Prej vitit 2015 personave me aftësi të kufizuara, i është përmënuar jeta sepse është në fuqi ligji që i mbron. Tani marrin edhe rroga më të mira”, ka thënë Ibishi.

Avdil Ibishi person me nevoja të veçanta, flet me shumë dashuri për sportin, teksa thekson se Futbollin e ka më të preferuarin, pavarësisht se nuk mundi të luaj kurrë në një fushë.

“Me fol realitetin e kam dashur Futbollin dhe e dua ende, edhe pse nuk kam mundur të luaj kurrë. Me pas kohë, gjithë ditën me kënaqësi shikoj futboll. Me atletike jam marrë 96 herë. Dy herë kam marr pjesë jashtë Kosovës, një herë në Tiranë dhe njëherë në Shkup. Në Shkup e kam zënë vendin e parë, gjithashtu edhe në Kosovë thuajse çdo herë kam arritur ta zë vendin e parë”.

“E kemi edhe klubin e Basketbollit me karroca “Drita”, që dikur ka qenë mjaftë i fortë, por tani thuajse klubi është në shuarje e sipër”, tha ai

Ibishi në fund ka një mesazh për të gjithë personat me nevoja të veçanta.

“Mesazhi im për çdo person, është të mos dorëzohet, sepse çdo ditë e re është më e bukur se dita e sodit”, është shprehur Avdil Ibishi.

Etiketat: Avdi IbishiGjilanparalizuar
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Kryeministri Kurti viziton banesat sociale që po renovohen përmes masave të efiçiencës së energjisë në Gjilan

Kryeministri Kurti viziton banesat sociale që po renovohen përmes masave të efiçiencës së energjisë në Gjilan

9 muaj më parë
Vendoset gurthemeli i Kompleksit të Banimit të Përballueshëm dhe Social me 71 banesa në Gjilan

Vendoset gurthemeli i Kompleksit të Banimit të Përballueshëm dhe Social me 71 banesa në Gjilan

9 muaj më parë
Arres_tohet dhe supendohet zyrtari policor

Arres_tohet dhe supendohet zyrtari policor

10 muaj më parë
Begaj merr titullin `Dr Honoris Causa`: Lidhja me Kosovën, e palëkundur

Begaj merr titullin `Dr Honoris Causa`: Lidhja me Kosovën, e palëkundur

10 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH