Në një reagim të Sindikatës së Pavarur e Doganës së Kosovës, është dënuar sulmi ndaj zyrtarëve doganorë në veri të Mitrovicës, transmeton Kosova Post.
“Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës dënon ashpër sulmin e fundit ndaj punëtorëve të doganës dhe policisë dhe kërkon nga institucionet gjegjëse që të krijojnë kushte që të mos rrezikohet shëndeti dhe jeta e punëtoreve dhe njëherit apelon tek qytetaret e vendit që Doganën e Kosovës ta përkrahët në punën e tyre, si në mbledhjen e të hyrave ashtu edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës”, thuhet në reagimin e sindikatës.
SPDK shpreh keqardhje për këtë ndodhi dhe njëhreit i uron shërim të shpejtë të gjithë te lënduarve në ndodhinë e djeshme. /KosovaPost/