Po vijojnë reagimet edhe ndërkombëtare, pas situatës së tensionuar, e cila është krijuar pas vendosjes së masave të reciprocitetit nga ana e Kosovës, ndaj Serbisë, transmeton Kosova Post.
“Ne i dënojmë me forcë incidentet e mbrëmshme në Kosovë. Zgjidhja e çështjeve të hapura qëndron në negociata, e jo në dhunë. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga hapat përçarës dhe kërcënimet. Dialogu i lehtësuar nga BE është mënyra e vetme për një të ardhme paqësore dhe integrim BE!” – thuhet në një reagim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë.
Në reagimin e publikuar në faqen zyrtare në Twitter, bëhet thirrje për qetësim të situatës dhe rikthim në dialog./KosovaPost/