Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 7,953 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 1,096 raste pozitive, transmeton Kosova Post.
Brenda 24 orëve janë raportuar për 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2.
Për sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit nuk ka të dhëna për imunizim të qytetarëve.