Presidenti rus Vladimir Putin, nesër do të bisedojë me presidentin kinez Xi Jinping, aleatin për çështjet ndërkombëtare, lidhur retorikën agresive të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara, por edhe energjinë, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, Kosova Post.
Ai në fillim theksoi se biseda e ardhshme mes dy presidentëve do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe duke pasur parasysh agjendën e ngjeshur , biseda do të zgjasë shumë
“Situata në çështjet ndërkombëtare, veçanërisht në kontinentin evropian, është shumë, shumë e tensionuar dhe, natyrisht, kërkon bisedime midis aleatëve, Moskës dhe Pekinit. Ne shohim një retorikë shumë, shumë agresive si nga NATO ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara, prandaj kjo çështje kërkon bisedime me kinezët,” tha Peskov.
Përveç kësaj, udhëheqësit tradicionalisht do të diskutojnë çështje rajonale., ndërsa shtoi Peskov se dialogu për energjinë do të jetë patjetër në rendin e ditës.
Megjithatë, sipas tij, marrëdhëniet dypalëshe do të kenë vendin kryesor në bisedë.
“Ky është një kompleks i tërë i marrëdhënieve dypalëshe, agjenda më e gjerë. Ka edhe dialog për bashkëpunim energjetik në fushën e teknologjive të larta dhe nismave të përbashkëta dhe tregtisë”, saktësoi ai.
Dje u bë e ditur se presidentët e Kinës dhe Rusisë, Xi Jinping dhe Vladimir Putin, do të bisedojnë përmes videolidhjes të mërkurën, më 15 dhjetor. Sipas shërbimit për shtyp të Kremlinit, liderët do të diskutojnë zhvillimin e bashkëpunimit në të ardhmen, si dhe çështjet aktuale globale dhe rajonale.sh.o./Kosova Post/