Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, i ka shpjeguar vendimet e reja të Qeverisë së Kosovës, përkatësisht masat e reja kufizuese kundër pandemisë COVID-19, raporton Kosova Post.
Sipas Ministrit Vitia, masat e reja do të hyjnë në fuqi nga data 20 gusht dhe do të vlejnë deri më 10 shtator.
“Qeveria vendosi masa të reja, ashtu siç kemi paralajmëruar më parë për shkak se varianti delta, i cili ka qenë dominues në shtetet evropiane. Përfshirja e këtij virusi në vendin tonë ka qenë e pashmangshme, dhe kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët.”
Ai mesin e masave ka veçuar këto:
“Nga data 20 gusht deri më 10 shtator, hyrja në diskoteka, në ambientet ku mbahen ahengjet familjare, tubimet masive, festivale e tjera, të cilat kanë kapacitetet deri në 100 persona, lejohet vetëm nëse klientët kanë një dëshmi si certifikate të vaksinimit, testit PCR negativ, dëshmi së personi ka kaluar coronavirusin, ose rezultat pozitiv të antitrupave.
Nga data 20 gusht deri më 10 shtator, një nga dëshmitë cekura më lartë duhet të kenë bizneset që janë në kontakt me klientët.
Pas vendimit të sotëm, në institucionet publike ndalohet hyrja pa maska, dhe obligohet bartja e maskave në ato ambientet. Kjo është obligative”, deklaroi ai.
Vitia gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19. /KosovaPost/