Imami i xhamisë Dine Hoxha Ahmed Kalaja ka denoncuar një rast të paprecendent të ushtrimit të dhunës verbale dhe terrorit psikologjik të një oficeri të policisë së antiterrorit në policinë e Tiranës, i quajtur Bashkim Lamnica. Oficeri në tejkalim të plotë kopetencash ka dhunuar xhaminë më të madhe të kryeqytetit duke e kthyer atë nga vend adhurimi në zyrë hetimi të policisë. Në video pa zë, të publikuar nga hoxhë Ahmed Kalaja, duket oficeri i policisë antiterrorit Lamnica, bashkë me vartëstin e myftiut të Tiranës Lauren Luli, të quajtur Ardit të cilët ushtrojnë terror psikologjik duke u imponuar me duar e me këmbë, kujdestarit të xhamisë Kleon Jaupaj.
Sipas asaj që deklaron, oficeri i antiterrorit kërkon të zbuloj disa të rinj që kanë shpërndarë disa fletushka tek xhamia Dino Hoxha me prirje ektremiste. Sipas informacioneve fletushkat e shpërndara prej tyre kanë pasur të bëjnë me kalendarin islam, të cilin këto fletushka e konsideronin bidat (risi) dhe këto fletushka janë shpërndarë në xhami të ndryshme të Tiranës. Fletushka e shpërndarë është me poshtë në foto. Nuk dihet nëse ka ndonjë gjë më tepër se kaq, sepse nëse do të ishte vetëm kjo arsyeja e hetimit, duket vërtet qesharake, sepse çështja e kalenderit është çështje totalisht juridike e brendshme fetare dhe paçka se kush mund ta mbroj atë qëndrim juridik.
Në një shprehje te qartë injorance profesionale, oficeri i policisë kërkon diçka që çdo njeri i thjeshtë e kupton që ska sens. Sistemi i kamerave te sigurise se xhamise fshihet automatikisht pas 20 ditësh dhe kur oficeri kishte marrë mandatin nga prokuroria për sekuestrimin e kamerave, afati 20 ditor kishte kaluar dhe kamerat janë fshire ne mënyrë automatike.
Oficeri fajin e mosfunksionimit në kohë të organeve shtetërore (vonesës për të marr autorizimim nga prokuroria apo neglizhencës së tij), përpiqet ta gjej tek kujdestari i xhamisë, duke e akuzuar atë se i ka fshirë kamerat. Më pas ai ka shkuar më tej duke shprehur urrejtje të qartë fetare, duke thënë se “e di unë si e donit ju, ju doni nxjerrë të gjithë për b*the përjashta“. Me këtë shprehje ky oficer policie de fakto ka kriminalizuar të gjithë besimtarët që falen në këtë xhami, të cilët janë rreth 2 mijë vetë. Të gjitha këto kanë ndodhur pak minuta para se të filloj falja e drekës, gjatë së cilës si zakonisht janë të pranishëm disa qindra besimtarë.
Në këtë skenë të shpifur dhe të ndyrë, bashkëpuntor me policin arrogant ka qenë edhe myftiu i Tiranës Lauren Luli. Myftiu Luli ka dërguar vartësin e tij, një kameraman te myftinisë që ti bëj presion stafit të xhamisë Dino Hoxha në emër të policit Lamnica. Veprimi i myftiut Luli është ne vazhdën e dekleratave të mëparshme të bashkëpunëtorëve të tij gylenist, Genti Kruja dhe Ali Zaimi, të cilët kanë etiketuar xhaminë Dine Hoxha si xhami ekstremistësh. Me këtë etiketim, gylenistët përpiqen të heqin veten si njerëz tolerant dhe përpiqen të fshehin realitetin e organizatës së tyre okulte, e cila akuzohet per vrasjen e shumë civilëve në Turqi. Myftiu Luli e di shumë mirë që xhamitë janë vend i hapur për të gjithë njerëzit dhe si pasojë, aty mund të hyjnë edhe i miri por edhe i keqi, mund të hyjnë edhe terroristët tekfiristë të Isisit, edhe terroristët gylenistë.
Kujdestari i xhamisë Kleon Jaupaj, i cili vihet nën terror psikologjik nga polici, Lamnica dhe zagari i myftiut të Tiranës Lauren Luli, para një viti ishte viktimë e një akti terrorist i cili u krye ndaj xhamisë Dine Hoxha, në të cilin u plasën disa besimtarë. Realisht detyrë e vështirë për të, një herë i plagosur nga ekstremistet, nje herë i dhunuar nga policia.
Është fatkeqësi që policia e shtetit nuk fuksionon në bazë të hetimit dhe provave, por vazhdon me metodën komuniste të presionit dhe dhunës, gjë që i shpinte zakonisht të fajësonin të pafajshmit dhe të shpëtonin kriminelët.
Sa të lehtë e kanë të dhunojne xhamitë !
Është e çuditshme se si vendet e shenjta te muslimanëve, xhamitë janë të vetmet objekte kulti që dhunohen nga organet shtetërore. Kjo gjë nuk ndodh me objektet e kultit të feve te tjera. Ka shumë vende ku një ekstremist mund të propagandoj ideologjinë e tij, ne rrugë, në kafe, në treg, në shtëpi, por organet shtetërore zgjedhin pa merakun më të vogël të hetojnë, të ushtrojnë presion dhe të dhunojnë faltoren e muslimanëve, duke ofenduar dhe provokuar rëndë ndjenjat e mijëra besimtarëve. Kjo është një formë dënimi kolektiv që u bëhet muslimanëve, për shkak të një apo dy individëve që gjenden në mesin e tyre. Për këtë askush nuk bëhet pergjegjës. Kjo ndodh edhe sepse organi drejtues i muslimanëve KMSH, nuk shqetësohet aspak për një situatë të tillë dhe si në rastin në fjalë, bëhet palë me dhunuesin. Kjo për shkak se drejtuesit e KMSH, as nuk janë zgjedhur dhe as nuk përfaqsojnë interesat e muslimanëve. Ata kanë pushtuar institucionin e muslimanëve dhe përfaqsojnë vetëm interesat e organizatës Gylen.