“Sllovakia mbetet e përkushtuar për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës”.
Kështu tha ministri sllovak i mbrojtjes Jaroslav Nagj në Beograd pas takimit të djeshëm me ministrin e mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, transmeton Kosova Post.
Ministri sllovak theksoi rëndësinë e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë nën patronazhin e BE -së dhe shprehu pritshmërinë që ai të fokusohet në zgjidhjet paqësore dhe arritjen e një marrëveshjeje në Bruksel.
Ndërsa Stefanoviq ka falënderuar shtetin e Sllovakisë për mbështetjen e Serbisë në raport me çështjen e Kosovës, raporton tanjug.
“Edhe një herë, falënderoj Sllovakinë për mbështetjen parimore të integritetit tonë territorial dhe për gjithçka që duket se e ndihmon Serbinë përmes punës së përbashkët në institucionet ndërkombëtare,” tha Stefanovicq.sh.o./Kosova Post.