Sonte, duke nisur nga ora 19:00, do të hapet edicioni i ri i festivali të filmit me metrazh të gjatë “PriFest”.Ceremonia e hapjes së këtij festivali do të mbahet në ora 20:00, ndërsa nga ora 20:30 do të shfaqet filmi “Zgjoi”, në Teatrin Kombëtar dhe në Kino Armata.
Organizatori ka bërë të ditur se, kusht për të hyrë në festival janë vendosur: posedimi i dëshmisë së vaksinimit me të paktën një dozë, dëshmi se kanë antirupa ose një test negativ PCR,.
Për të parë filmat në ditët në vijim, biletat janë në shitje nëwww.rave-travel.comdhe te Teatri Kombëtar. Ndërsa programin e filmave dhe aktiviteteve tjera mund ta gjeni në faqen zyrtare të “PriFest” www.prifest.org dhe në rrjetet sociale.
Prishtina Festival është festival i filmit të metrazhit të gjatë, i cili realizohet në Kosovë dhe këtë vit shfaqja e filmave do të bëhet në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në amfiteatrin e Kosovës, transmeton KosovaPOST.