Sot vazhdon vaksinimi kundër Covid-19, dhe sipas prioritetit do të vaksinohen punëtorët shëndetësorë në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se pas pranimit të 4 mijë e 690 doza të vaksinës Pfizer/Biontech, këto doza do të përdoren për imunizimin e punëtorëve shëndetësorë, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë.
Punëtorët shëndetësorë do të vaksinohen në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.