Sot ka ndërruar jetë nëna e Sami Ukshinit i njohur si komandant “Sokoli”, nga Morina e Gjakovës. Siç bëhet e ditur nëna e Sokolit ka vdekur pas një sëmundje të gjatë, transmeton Kosova Post.
Lajmin e ka bërë publik përmes llogarisë së vet në “Facebook” i biri i saj, Enveri vëllai i Sami Ukshinit.
Postimi i plotë:
Njoftim Mortor
Me pikëllim të thellë,njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët për ndarjen nga jeta në moshën 79 vjeqare,pas një sëmundjeje të rëndë te Nënës tonë të dashur Xhane Myrtaj-Ukshini,duke na lënë në pikëllim neve familjarëve dhe të afërmit tonë!
Për ceremoninë e varrimit do ju njoftojmë me kohë!